leoni

Vlora Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Albin Kurtit karshi kryeministrit shqiptar, Edi Rama po e dëmton Kosovën

Vlora Çitaku: Albin Kurti refuzon takimin me Ramën duke vendosur kushte, ndërsa Vuçiqin e takon pa asnjë kusht, kjo është marrëzi

Refuzimi i kryeministrit Kurti për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ka nxitur reagimin e ashpër të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku. Kjo e fundit, në një postim në rrjetin social, ka thënë se një veprim i tillë i Kurtit është për turp. Sipas saj, Kurti është ai person që kryetarin serb e takon pa kushte, teksa të njëjtat ia vendosë Edi Ramës. “Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …