leoni

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës. Ajo ka shkruar se përmes konkursit të manipuluar në KEK u bënë përpjekje të zënë punë  familjarët e  militantëve të Vetëvendosjes. Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të Vetëvendosjes  tha Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …