Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit që u mbajt në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se barrën e dështimit të këtij procesi do ta paguajë Kosova. Arroganca e frazeologjia boshe e populiste nuk pinë ujë në Bruksel, as në Uashington. Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njëjtë edhe në Vjenë më vonë, e tash në Bruksel. Albin Kurti në Ohër e ka pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …