Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Bilanci i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë në pushtet. Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit. Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, Amerika dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve. Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë. Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri. Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit. Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dinë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …