Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur masakrën e Reçakut një “fabrikim”. Për dënimin e tij, ka reaguar të enjten kryetrari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit. Ndaj këtyre reagimeve ka reaguar ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se deklarata e Vuçiqit për masakrën e Reçakut është çmenduri. Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.
