leoni

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar Vetëvendosja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një militant i dhunshëm i Vetëvendosjes  u përpoq ta  pengojë  protestën e bijve dhe bijave  të dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.

A i quajti “hajna” anëtarët e kryesisë së OVL-së së UÇK-së, Vlora Çitaku tha me këtë rast se  kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar Vetëvendosja. E dhimbshme ishte pamja e sotme e një burri në moshë të rritur, i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është hajn, u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna dhe  përpiqej ta hyjnizonte Albin Kurtin. Edhe turpi ka emër, ka shkruar Vlora Çitaku në reagimin e saj

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …