Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Është i dëmshëm emërimi i Ardita Sinanit, këshilltare për Kosovën Lindore nga kryeministri Kurti

Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga kryeministri Kurti. Nuk kam asgjë personale me zonjën Ardita Sinani, madje e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë,  mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm e përçarës. Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët në atë pjestë të Kosovës nuk do të emëronte zonjën Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Është për keqardhje pranimi i kësaj pozite pa dhënë dorëheqje nga partia, apo para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si kryetare e PVD-së në Preshevë, saktësoi zonja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …