Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me kryetarin amerikan, Donald Trump. Përmes një postimi, Çitaku ka bërë të ditur se është takuar personalisht me kryetarin amerikan me të cilin ka biseduar për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan. Takimi është bërë në një darkë speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik. Ambasadorja njoftoi se përveç kryetarit është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …