Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit. Albin Kurti për deklaratën që e dha mbrëmë në televizionin e tij RTK=VV, se e ka menduar që të shkojë në Hagë për vizitë, por se “u ndal” për shkak të nënshkrimit e plotësimit të formularëve. Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë, ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, tha Kurti, në televizionin e tij, RTK=VV ku për 30 minuta jepen deri në tetë lajme kronika ditore. Vlora Çitaku, thotë se kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, përton të mbushë formularët. Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në Amerikë, ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa kripë, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë të ndërgjegjes ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar sot Çitaku, por si duket nuk e kuptuar sa duhet talljen cinike, çoroditëse, arrogante të Kurtit, sepse ai ka kohë mjaftueshme të qëndrojë me orë të tëra nëpër koncerte e manifestime, por nuk kohë të nënshkruajë 5 apo 6 dokumente, për krerët e UÇK-së. Si duket një pjesë e opozitës ka halle të tjera dhe është pajtuar fatin e krerëve të UÇK-së, edhe pse herë pas herë reagon, por vërehet edhe shpërfillja e indolenca. RKL
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore
Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë …