Vlora Çitaku

Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Kurti për marrjen e meritave lidhur me procesin e liberalizimit të vizave

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti për marrjen e meritave lidhur me  procesin e liberalizimit të vizave. Komisioni Evropian nga viti 2018 ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, duke thënë se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Por, procedura kishte ngecur në Këshill. Sot kur kaloi edhe në këtë fazë, kryeministri Albin Kurti ka marrë meritat për këtë sukses. Çitaku ka thënë se kontributi i Kurtit në këtë proces, “fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”. “Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”, thuhet në reagimin e Çitakut.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …