Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka thënë Albin Kurti, në pozitën e kryeministrit po vazhdon ta mbrojë pakusht ambasadorin, Martin Berishaj, po e cenon përmendjen e UÇK-së e po i thur elozhe Ivanoviqit, si dhe po dështon në diplomaci. Tek afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryeministri duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”. Zonja Çitaku duke akuzuar kryeministrin Kurti për nënçmim të UÇK-së, tha se historia nuk mund të fshihet dhe sikur komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, qeveria ia mohoi fjalën kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani. Ndërkaq, të nesërmen, Kryeministri Kurti thuri elozhe për Oliver Ivanoviqin.