Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku, ka kritikuar pushtetin për ndërhyrje në pavarësinë e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Çitaku e ka quajtur veprimin “abuzim” dhe ka theksuar se detyrimi i ZKA-së për të korrigjuar raportimet e saj përbën një nivel të ri të ndërhyrjes. Ajo e ka mbyllur postimin duke nënkuptuar se kjo gjendje do të marrë fund në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.
