Vlora Çitaku

Vlora Çitaku ka vërtetuar takimin e kryetarit Thaçi me kryeministrin e Rusisë, Medvedev

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka vërtetuar takimin e kryetarit të  Kosovës, Hashim Thaçi  me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev. Për herë të parë, kryetari  i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë janë parë duke biseduar nën të njëjtën çati, gjatë takimit në Ankara, ku kanë qenë të ftuar nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan  Bashkëbisedimin me kryeministrin e Rusisë, Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve. Ai ka shkruar me këtë rast se “Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri i Rusisë që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona, kishte  deklaruar  Thaçi pas takimit me kryeministrin, Medvedev.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …