Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të mos përbuzin shtetin shqiptar. Çitaku tha se Shqipëria është garantues i sigurisë sonë si anëtare e NATO-s. “Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, shkroi ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …