Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me vizat për vendin tonë të cilat do të duhej të fillonin prej janarit të vitit të ardhshëm. Aj o thotë se konstatimi i Macronit se liderët e Kosovës nuk e mbajnë fjalën është më i dëmshëm për vendin se çdo deklaratë për vizat. Vlora Çitaku ka kritikuar edhe reagimin e ministres së Jashtme për këtë çështje, Donika Shvarc, e cila thotë se ende nuk ka pranuar asnjë vendim zyrtar, duke mos e ditur çka ka thënë në Tiranë kryetari i Francës Macron, ose duke e injoruar deklaratën e tij.
