Vlora Çitaku: Konsultimet e VV-së jashtë mandatit – PDK s’merr pjesë në farsë politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ftesat për konsultime të thirrura nga kryesuesi Avni Dehari, duke i cilësuar si jashtë mandatit kushtetues dhe si përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbuluar dështimin e saj në ndërtimin e shumicës parlamentare. Çitaku tha se PDK nuk do të marrë pjesë në “farsa politike”, duke shtuar se roli i deputetëve të porsazgjedhur është vetëm të votojnë në seancë për kryeparlamentarin. “VV po kërkon konsensus, por harrojnë që s’kanë dhënë konsensus as kur shpallëm pavarësinë,” tha ajo, duke ironizuar me qasjen e VV-së për unitet në mungesë të shumicës së nevojshme prej 61 deputetësh. Ajo theksoi se përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon partisë së parë dhe se konsultime të tilla janë jashtë praktikës parlamentare dhe përmbajnë, sipas saj, karakter manipulues.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Gjuha e Kurtit ndaj opozitës nuk është problemi, por qëllimi është të mos lejohet kthimi i tij në kryeministër

Ish-nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se gjuha e përdorur nga Albin Kurti ndaj …