Vlora Çitaku: Korrupsioni dhe skandalet e kanë përfshirë Qeverinë Kurti, prokuroria të filloj t'i hetojë të gjitha rastet

Vlora Çitaku: Korrupsioni dhe skandalet e kanë përfshirë Qeverinë Kurti, prokuroria t’i hetojë të gjitha rastet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot, përmes një konference për media, ka denoncuar korrupsionin dhe aferat e njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat kanë prekur shumicën e sektorëve dhe institucioneve. Ajo tha se është e pakuptueshme mbrojtja e Qeverisë dhe kryeministrit ndaj këtyre aferave, derisa i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojnë secilin rast të raportuar nga mediat. Çitaku tha se Qeveria Kurti nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve të cilët po i zbulojnë rastet korruptive dhe rendit e ligjit, që po i hetojnë ato. Ajo theksoi se audio-incizimet e publikuara në media kanë shpërfaqur presionin e madh që po u bëhet administratës publike dhe shërbyesve civilë nga zyrtarët shtetërorë, për ta shkelur ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …