Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka renditur disa arsyeje se pse nuk janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se retorika boshe dhe populiste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët, sipas saj Kosova e ka humbur trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. “Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …