Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Vlora Çitaku: Kosova nuk ka ambasadë në Madrid, Bratisllavë, Athinë, Bukuresht, Nikozi, nuk ka ambasadë as pranë BE-së

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit, si dhe paralajmërimit që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem. “Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai.  Pas këtij qëndrimi të Bashkimit Evropian ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Ajo tha se hipokrizia ka emër dhe se Kosova nuk ka ambasadë në Bashkimin Evropian. “Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.  Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE-së. Kishte qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.  Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karshi statusit të Kosovës ?! Nejse… për viza nuk po foli ma mirë”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …