Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar për mediet se Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999, andaj është obligim kombëtar që të merren vendime të guximshme e të drejta, më qëllim që të ruhet trajektorja euroatlantike e Kosovës. Vendi ynë asnjëherë më parë në këto tri dekada nuk ka qenë më i vetmuar, më i izoluar dhe më i përjashtuar. Ne nuk guxojmë që të sillemi me indiferencë karshi një situatë të tillë ne nuk guxojmë të stimulojmë normalitet në një gjendje kaq të rëndë. E kemi jo obligim partiak, e kemi obligim kombëtar që sot të marrim vendime të guximshme, të drejta, ndonëse mund të jenë jo popullore por më e rëndësishmja është qe të marrim vendime të cilat shpresojmë që do ta ruajnë trajektoren euroatlantike të Republikës së Kosovës”. “Ne jemi të vetëdijesh që nuk i kemi numrat si opozitë për të votuar mocionin suksesshme të mos besimit, mirëpo ka mënyra edhe të tjetra, mund të bëhet shpërndarja e Kuvendit e të tjera, për detajet do t’i komunikoj kryetari pas mbledhjes”, ka thënë Vlora Çitaku.
