Vlora Çitaku: Krerët e UÇK-së gjatë këtë viti do të shpallen të pafajshëm dhe do kthehen faqebardhë në Kosovë

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nëse do të ketë drejtësi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm në këtë vit. Asnjë deklaratë e tyre nuk do që të iu nxjerri telash atyre në procesin gjyqësor në Hagë. Ne kemi qenë të rezervuar sa herë jemi deklaruar publikisht për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi,  Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjithsesi ky vit është viti i fundit, kemi hyrë në finale të procesit në Hagë, është viti kur do të përmbyllet çdo gjë dhe bazuar nga gjithçfarë kemi parë, dhe nga ajo që është vënë në dispozicion publik por edhe më tej, nga këshillimet që kemi pasur me avokatët, nëse ka drejtësi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …