Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe partinë Vetëvendosje për kacafytjet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimin Evropian. Ajo ka thënë se kacafytjet e tyre publike u kanë sjellë vetëm një të mirë se po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme. Kryeministri dhe eksponentët vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Dje një zyrtar i Vetëvendosjes u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish-drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i kësaj partie. Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet, ka shkruar zonja Çitaku në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …