Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan. Ai fryn zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave në Luginë të Preshevës. Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, mbajti tubim elektoral me vetëm një parti politike. Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryn zjarrit të ndasive. Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziazmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. Ai është i papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka shkruar Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …