Kryeministri Albin Kurti, në një panel në Forumin e Paqes, në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se Kurti ka kohë që merret me Thaçin dhe për faktin se ai gjendet në paraburgim dhe s’mund t’i përgjigjet, andaj kjo është vepër e turpshme. “Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthejë sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”. Çitaku e kritikoi Kurtin për mos zhvillimin brenda vendit dhe për sanksionet e vendosura nga aleatët jashtë. Po ashtu, ajo përmendi rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohet nëpër to, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. Ai është njeri i pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt, saktësoi zonja Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …