Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk varen vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush i udhëheq institucionet e Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që bartësit e institucioneve të Kosovës dhe eksponentët e lartë politik të kenë gjuhën shumë më të kalibruar, pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë ku Donald Trump është zgjedhur krytetar. Vlora Çitaku ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet që të angazhohen fuqimisht në përforcimin e misionit diplomatik në Uashington, i cili sipas saj është lënë me dy-tre diplomatë. Ajo ka shtuar se Kosova nuk duhet të lihet në harresë nga administrata Trump, por një gjë të tillë e quan të mundur “vetëm nëse Kosova është pro aktive dhe në Uashington imponohet si zgjidhje, jo si problem, ka thënë ajo për “EO”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …