Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë, nuk mjafton shkarkimi nga posti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku,  ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Shvarc lidhur me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj. Ministrja Shvarc  tha se një ambasador nuk mund të shkarkohet vetëm shkaku i spekulimeve në media, pa pasur fakte,  “Shkarkimi nuk mjafton, ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë, menjëherë, ka shkruar Vlora Çitaku, në një postim të saj.  “Planet TV” në Slloveni,   më 21 prill të vitit 2022, ka  raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, e Robert Golobit, të  të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar. Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Martin Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Berishaj detyrohet  t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ai duhet t’i investojë në një nga fondet italiane,  që u siguron përdoruesve anonimitet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …