Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partisë Vetëvendosja. Ajo ka shkruar se mënyra si po e trajton Vetëvendosja Kosovën, institucionet e saj dhe qytetarët, është e papërgjegjshme dhe e papranueshme. Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit. Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj. Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp!” ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
