leoni

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Ministri Mehaj ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, po edhe të marrëveshjes me Amerikën

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke komentuar dorëheqjen e Komandantit të FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur javëve të fundit me FSK-në nuk duket normale.  Ajo ka thënë se “në vend se të dekorohet, Gjeneral Rama dorëhiqet, pak pa e përmbyllur mandatin”. Çitaku, e cila aktualisht është nënkryetare e PDK-së, përmes një postimi,  ka bërë përgjegjës ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për dorëheqjen e Komandantit të FSK-së. “Ministri Mehaj ka bërë shkelje të rëndë edhe të ligjit, po edhe të marrëveshjes me Amerikën, duke kërkuar nga Komandanti i FSK-së që t’i japë asetet e FSK-së për shfrytëzim në operacione policore”, ka  saktësuat zonja Vlora  Çitaku. Në fund ajo ka thënë se “Gjeneral Rama e ka merituar të përcillet me nderime dhe ceremoni, sikurse që Gjeneral Jashari e ka merituar ta pranojë detyrën me ceremonitë që i takojnë një emërimi të tillë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …