Ambasadorja në largim e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kujtuar Shotë Galicën derisa ka uruar për Muajin e Historisë së Grave. “Le ta nisim me një nderim për një nga gratë më të guximshme në histori dhe heroinën e Kosovës Shotë Galica. Në fund të shekullit, Shota sfidoi normat shoqërore duke zgjedhur të rrëmbejë armët dhe të luftojë për lirinë e popullit të saj. Një legjendë dhe një frymëzim”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
