Vlora Çitaku: Nuk jam “instrument në shërbim të presidentit” ndonëse jam emëruar ambasadore përmes çelësit politik

Çitaku: Nuk jam “instrument në shërbim të presidentit” ndonëse jam emëruar ambasadore përmes çelësit politik

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Haki Abazi, i cili atë e quajti atë “instrument në shërbim të presidentit”. Përmes një postimi Çitaku ka shpjeguar edhe pse nuk ka folur për rastin e njohjes nga Xhamajka, teksa ka thënë se është jo diplomatike, jo korrekte dhe anti-kombëtare që të zbulonte emra. Ajo ka thënë se çdo gjë do të sqarohet me kohë, por se i ka dërguar porosi Abazit se ai nuk e ka kontaktuar asnjëherë për të sqaruar situatën në fjalë. “Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nderë tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem”, ka shkruajtur ndër të tjera Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …