Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku iu ka bashkuar debatit që shkaktoi, zonja Vjosa Osmani në një shkrim dedikuar përvjetorit të betejës së Koshares. Çitaku thotë se pa UÇK nuk do të kishte pasur as FSK. “I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Njëjtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK. Njëjtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së. E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë se pa luftën e UÇK-së, pa TMK-në nuk do të kishte çlirim të Kosovës as FSK, ka nënvizuar zonja Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …