Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: PDK do të vendosë të hënën nëse do të votojë për kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se PDK-ja do të marrë një vendim të hënën në lidhje me mbështetjen e mundshme për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës konstituive që pritet të mbahet më 15 prill. Çitaku theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitat në Kuvend është i qartë dhe parashikon që kryetari i Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. Ajo shtoi se, ndonëse PDK-ja nuk ka votuar në të kaluarën kandidatin e VV-së për këtë pozita, asnjëherë nuk ka bllokuar zhvillimin e seancave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe ne si PDK do të analizojmë mundësinë e mbështetjes për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit. Do të vendosim ditën e hënë”, tha Çitaku, duke theksuar se për partinë e saj është e rëndësishme të respektohen normat kushtetuese dhe të zhvillohen procedurat e duhura.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …