Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se nuk është koha për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ende jemi në pandemi dhe zgjedhjet janë të kushtueshme. Qytetarët duan zgjidhje të problemeve dhe jo zgjedhje. PDK-ja nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeverisë duhet t’i japim edhe pak kohë, meqë tani për tani nuk ka urgjencë. Kërkesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mendim i deputetëve dhe nuk janë qëndrime zyrtare të PDK-së, pasi qytetarë më shumë ka nevojë për përkrahje se sa për zgjedhje. E kemi vetëm nja pako emergjente, e cila nuk është implementuar në tërësi. Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë, që po mbahet ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, Vlora Çitaku ka thënë se tërë procesi është persekutim dhe nuk është drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …