Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se raporti i fundit i organizatës “Fridom House” ku përmendet ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë, pasi raporti është pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt. Por rokuroria në Hagë mezi pret ta keqpërdorë raportin në fjalë për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim. Hashim Thaçi pothuajse ka qe dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z. Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar. Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim”, ka shkruar Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …