Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë Kurti për reagimet që lëshuan pas skandaleve të raportuara në media. Ajo thotë se nga ana e Qeverisë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje, teksa në rastin me të keq ka pasur edhe mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion. “Më skandaloze se aferat e publikuara kanë qenë reagimet e Kryeministrit Kurti dhe eksponentëve të Qeverisë. Në rastin më të mirë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje – derisa – në rastin më të keq, ka pasur një mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion dhe një sulm histerik kundër prokurorisë dhe mediave. Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit, të cilët po i hetojnë ato”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …