Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar për dy “dhurata” që qytetarët e Kosovës i morën nga Qeveria Kurti, në vigjilje të festave të fundvitit. Ajo theksoi se dhurata e parë ishte ndërprerja e energjisë elektrike për periudha të gjata, duke shoqëruar këtë me faturat astronomike që qytetarët janë detyruar të paguajnë. Zonja Çitaku gjithashtu kritikoi paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për mundësinë e sulmeve të reja nga Serbia, duke theksuar se Qeveria duhet të ofrojë siguri dhe stabilitet për qytetarët, dhe jo të përhapë frikë e pasiguri, ka nënvizuar, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin …