Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Raporti i DASh-it dhe i organizatës, Freedom House, duhet të shërbejnë si alarm zgjimi, për Qeverinë Kurti

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House” për Kosovën. Ajo ka shkruar se ky raport dhe ai i Departamentit Amerikan të Shtetit paraqesin pamje të zymtë për Kosovën. “Gjetjet e këtyre dy raporteve paraqesin një pamje të zymtë të shtetit tonë – që reflekton keq dhe dëmton imazhin e Kosovës në botë”, ka shkruar Çitaku. Mos të harrojmë – kemi hyrë në vitin e katërt të qeverisjes Kurti. Dhe, përmes vlerësimit ndërkombëtar, jo atij të brendshëm opozitar, rezultati është korrupsioni, ndërhyrja në drejtësi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Kaq për shpresën e premtuar! Një gjyqësor që i mungon pavarësia, kufizime të rënda në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, korrupsionin e shfrenuar qeveritar, dhuna e përhapur me bazë gjinore – nuk janë pamja ideale e një shteti që synon integrimin euro-atlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …