Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë. Çitaku ka folur edhe për qeverisjen e Albin Kurtit si dhe ka treguar se cilat janë dështimet e qeverisjes sipas saj. Politika e jashtme, menaxhimi i pandemisë dhe dorëheqja e gjeneralit Rrahman Rama, sipas Vlora Çitakut, konsiderohen disa nga dështimet e Qeverisë së Kosovës, sidomos rasti largimit të gjeneral Rrahman Ramës është i paprecedentë. “Ditëve të fundit pamë dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama. Ka pasur edhe më herët që janë ndërruar, dikush ka shkuar në pension e dikush dika tjetër. Mirëpo të kërkohet nga komandanti i FSK-së që të shfrytëzoj asetet e FSK-së për operacione policore është shkelje e rëndë. Besoj që çdo gjë është bërë e qartë. Zotëri Rama e do Kosovën, është shërbyes i vyer publik dhe unë nuk pres që ai të flas, tha Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …