Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku thotë se nëse PDK-ja vjen në pushtet do ta ndryshojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku thotë se nëse kjo parti vjen në pushtet do ta ndryshojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit – të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas saj, kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën pasi nuk e ka njohjen reciproke në qendër dhe se “flet për një autonomi territoriale dhe politike për komunitetin serb në Kosovë”. Për të gjetur zgjidhje në dialog, zyrtarja e lartë e partisë opozitare thotë se nevojitet komunikim me vendet aleate. Këtë, thotë ajo, PDK do ta bënte menjëherë pas marrjes së mandatit. Ajo kritikon kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj e ka humbur mundësinë që Kosova të hartojë vet një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Siç thotë ajo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar ekspertizë dhe këshilltarë profesionalë për të ndihmuar Kosovën që të hartojë një draft-statut që nuk do të cenonte rendin kushtetues. Duke folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, ajo shprehet e sigurt se PDK-ja do të jetë fituese.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që, Albin Kurti të mos jetë më kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të …