Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve të vendit që të mos e marrin në mbrojtje ambasadorin Martin Berishaj, por t’i hapin rrugën drejtësisë që sa më parë të zbardhet e vërteta e aferës në të cilën ai është përfshirë. Zonja Çitaku ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij. Pas një amnestimi të menjëhershëm që iu bë ambasadorit Berishaj nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ministria e Jashtme – tash e më se një muaj mbretëron një heshtje shurdhuese. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci”, ka thënë nënkryetarja, Vlora Çitaku.