Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Vendi ynë i udhëhequr nga kryeministri Kurti, ka bërë vetëm hapa prapa, në politikën e jashtme e të brendshme

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ynë  i  udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka bërë vetëm hapa prapa në politikën e jashtme dhe të brendshme. Ajo  në këtë intervistë për Epoka e re, është shprehur se sjelljet e Kurtit në raport me aleatët janë të rrezikshme për Kosovën. Zonja Çitaku ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.  PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete në Kuvendin e Kosovës për ta çuar vendin në zgjedhje dhe do të  dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.  Çitaku ka drejtuar akuza ndaj drejtueseve institucionalë sa i përket procesit gjyqësor në Hagë. Ajo ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë braktisur nga shteti. Kosova, për shkak të udhëheqëses së kryeministrit Kurti, shoqëria është më e polarizuar se kurrë nga brenda dhe raportet me aleatët kryesorë janë më të cenuara se asnjëherë më parë. Çfarë është e rëndësishme për një shtet relativisht të vogël siç është Kosova, por jo vetëm për shtete të vogla sepse sfidat nëpër të cilat është duke kaluar kontinenti ynë dhe bota me gjerë dëshmojnë më shumë dhe më qartë se aleancat janë po aq të rëndësishme sa edhe sovraniteti. Për shtetet si Kosova është shumë e rëndësishme që aleancat të mirëmbahen dhe të rreshtohemi drejt, tha mes tjerash Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …