Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, ka vlerësuar shumë lartë senatorin e Floridës, Marco Rubio, i cili u nominua nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për të udhëhequr diplomacinë amerikane si Sekretar i Shtetit. Çitaku, e cila ka pasur mundësinë të takojë Rubio-n, në disa raste gjatë karrierës së saj diplomatike. Çitaku theksoi se Rubio ka një kuptim të thellë për situatën në Kosovë dhe Ballkan, dhe mund të jetë një aleat i fuqishëm për interesat e Kosovës. Rrallë herë më ka ndodhur të hyjë në një takim me bashkëbisedues ndërkombëtarë, ku pala tjetër të ketë qenë po aq, në mos më i pregaditur për temën dhe akterët e përfshirë, se që kanë qenë takimet me senatorin, tashmë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio,” tha Çitaku, duke theksuar rëndësinë e këtij emërimi për Kosovën. Mundësitë janë në dorën e Kosovës dhe duhet të punohet me fokus për të përfituar nga ky ndryshim në diplomacinë amerikane. “Topin e kemi ne,” theksoi Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …