Deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e shkarkimit të Kimete Gashit, nga pozita e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Sipas saj, vendimi i gjykatës është një fitore e kushtetutshmërisë dhe demokracisë në Kosovë. Gjykata Kushtetuese edhe njëherë konstatoi se LV-ja dhe partnerët e saj, përmes Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese sot ka njoftuar se ka marr vendim lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të 13 korrikut 2023 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimin e zonjës Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit . Në këtë rast gjykata ka vendosur, me tetë vota për dhe një kundër, që vendimi i 13 korrikut 2023 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OShP-së, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. Ua kujtoj se kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit e kam parashtruar në Gjykatë dhe është mbështetur nga njëmbëdhjetë deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar Dumoshi në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …