Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka thënë se për herë të parë Kosova është nën sanksione nga miqtë e saj ndërkombëtar që e ndihmuan në shtet-ndërtim. Duke folur për ngritjen e çmimeve e inflacionin e lartë, Dumoshi ka thënë se mbi 70 për qind e qytetarëve janë shprehur se rritja e çmimeve ka vështirësuar jetën e tyre. Vendi, ka mbetur pa punëtorë dhe po qeveriset nga “njerëz që nuk e duan punëtorin e as mirëqenien. Falë kësaj qeverie jemi nën sanksione nga aleatët tanë, nga ata që na ndihmuan në shtet-ndërtim. Mbi 70 për qind e qytetarëve janë shprehur se rritja e çmimeve ka vështirësuar jetën e tyre. Sektorë të tërë kanë mbetur pa punëtorë dhe për herë të parë po ikin mjekë, policët e po mbesim pa të rinj. Për herë të parë, Kosova po udhëhiqet nga njerëz që nuk e duan punëtorin e as mirëqenien. Ky vend ka pasur parti politike dhe në kohën kur Vetëvendosja nuk ka qenë në Kuvend, sot shumica e tyre kanë qenë nga regjimet e vjetra. Sot ju keni dështuar, në ekonomi dhe shihni çmimet që kemi mbi 50 për qind rritje të shportës familjare”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …