Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, është vënë në kërkim të shqiptarëve kolaboracionist me qëllim që të fitojë pikë para Perëndimit. Siç raportojnë mediet në Maqedoni, Gruevski ka organizuar një iftar me rastin e muajit të Ramazanit, në të cilën kanë marrë pjesë disa shqiptarë. Muhamed Ahmeti, i cili ishte protagonist i kësaj mbrëmje, ka folur në superlativ për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas tij “partia VMRO-DPMNE është parti multinacionale, ku marrin pjesë të gjitha nacionalitetet pa dallim”. Kjo deklaratë ka qenë e mjaftueshme që të shpërndahet në të gjitha mediet pro-qeveritare në Maqedoni. Kjo strategji e partisë së Nikolla Gruevskit vjen në një kohë kur është shtuar më shumë se kurrë presioni për shkak të keqpërdorimeve e korrupsionit të lartë. Në këto momente kritike gjenden disa shqiptarë të papërgjeshëm që me padijeninë e tyre bëhen pjesë e skenarit për t’i siguruar jetëgjatësi VMRO-DPMNE, parti kjo me profil nacionalist. Ky subjekt, me ndihmën e partisë satelite BDI, është orkestruese e të gjitha politikave anti-shqiptare në Maqedoni, duke i margjinalizuar politikisht ata dhe duke e nulifikuar Marrëveshjen e Ohrit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …