Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për falje, të cilat krijojnë mundësinë që kryetari, Gjorgje Ivanov të tërheq vendimin e tij skandaloz për amnistimin e 50 zyrtarëve të akuzuar për vepra të rënda penale. Ndryshimet në fjalë janë miratuar vetëm me votat e dy partive në pushtet, përkatësisht VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Ato krijojnë mundësinë që ose kryetari, Ivanov të zhvleftësojë vendimin e tij për falje, ose që individët që kanë përfituar nga amnistia të kërkojnë shfuqizimin e vendimit për faljen e tyre. Në Bashkimin Demokratik për Integrim thonë se këto ndryshime janë një hap para drejt zgjidhjes së krizës politike. “Kjo nismë e partive qeverisëse është mënyra e vetme për dalje nga kriza të cilët e ka shkaktuar vendimi i presidentit Ivanov”, ka deklaruar Talat Xhaferi, deputet i BDI-së. Ndërkohë, opozita që ka bojkotuar seancën, konsideron se këto ndryshime janë si selektive dhe janë bërë me qëllim të partitë në pushtet t’i shpëtojnë njerëzit e tyre që kanë precedentë penal.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …