Ish-shefi i OSBE-së gjatë luftës, në Kosovë, William Voker ka qëndruar në seancën e Kuvendit të Kosovës për të dëgjuar diskutimet e deputetëve në seancën e jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Haradinajt. Ai më pas ka deklaruar për mediet se ndihet pikëlluar, jo vetëm me Beogradin, i cili vazhdon të bëjë këto akte politike, por edhe me Parisin që vazhdon të bëjë gjëra në emër të Beogradit të cilat janë të pa vend, ka thënë Voker.
