leoni

Voker: Ka ardhur koha që Kosovën ta drejtojë një gjeneratë të re e liderëve politikë

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Walker, ka  deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, kanë pasur epilog të papritur, por të parashikuar të mbretërimit nëntëmbëdhjetëvjeçar të udhëheqjes politike që erdhi në pushtet pas luftës. Ai tha se ka ardhur koha  që Kosovën ta drejtojë një gjeneratë të re e liderëve politikë, duke i lënë mënjanë ata që kanë kontrolluar sistemin politik për kaq kohë. Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, Walker deklaroi se Albin Kurti dhe të tjerët në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë mendime të forta, të menduara dhe të artikuluara mirë. Prandaj, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, tani do të ketë mundësinë ta tregojë veten para botës, duke demonstruar se nuk është një koleksion i drejtuesve të rinj kryelartë, e as ekstremistë, por përkundrazi një brez i ri me ide të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …