Volejbollistja Sherife Behrami sportistja e vitit në Skenderaj

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Skenderajt në një ceremoni të fundvitit ka nderuar më të mirët e vitit 2016 në fushën e sportit.

Në hapje të ceremonisë zyrtare, drejtori i DKRS-së Hjariz Koca ka shpalosur para të pranishmëve aktivitetet sportive të klubeve të Skenderajt si dhe ka përmendur disa nga sfidat më të cilat është përballur sporti në Skenderaj gjatë vitit që po lëmë pas. Ai si sukses e ka përmendur pjesëmarrjen e klubeve në gara shtetërore dhe ndërkombëtare, rritjen e përkrahjes financiare të Komunë së Skenderajt dhe aktivizimin e klubeve të reja. Z. Koca ka falënderuar për mbështetje financiare të klubeve edhe donatorët privatë që kanë ndihmuar klubet në formë sponzorimi.

Ndër sfidat e vitit 2016 ai ka theksuar mungesën e infrastrukturës sportive, me theks të veçantë mospërfundimin e Palestrës së Qytetit, projekt ky i financuar nga MKRS dhe mungesën e fushës ndihmëse të futbollit.

Çmimin kryesor Sportisti i Vitit, për volejbollisten e KV Skenderajt dhe reprezentuesen e Kosovë Sherife Behrami, e ndau nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura. Çmimin e dytë e fitoi lojtari i KF Drenica, Granit Arifaj, çmim të cilin e ndau Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu.

Çmimi Klubi më i mirë iu nda KV Skenderajt, ndërsa me mirënjohje u nderuan edhe veteranë të sporteve të ndryshme që në kohë të ndryshme i kanë kontribuar sportit në Skenderaj.

Aktiviteti zgjedhja e Sportistit të viti është aktivitet përmbyllës tradicional i DKRS-së. Përzgjedhja e më të mirëve bëhet nga komisioni profesional i formuar nga DKRS për këtë qëllim, i cili bënë vlerësimin e nominimeve dhe rezultateve nga secili klub i Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …