Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili ka saktësuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, kudo në Serbi. Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Ishinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartrokitur, në radhë të parë sepse një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar. Do të ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por sikur po shihet ende ka shumë punë për të bërë!”, ka saktësuar ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Ishinger.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …